FITORJA

Haliti priti në takim udhëheqësit e drejtorisë rajonale të policisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Partneriteti mes Institucioneve komunale të Vitisë dhe policisë, ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit të ndërsjellët mes të dyja këtyre mekanizmave. Kështu u vlerësua në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Sokol Haliti, i cili priti në takim kolonel Agron Rukiqin drejtor i policisë rajonale në Gjilan, i shoqëruar edhe nga zv.drejtorin e policisë Shaban Azizi, Avni Oruqi-shef i operatives, si dhe zëdhënësin e policisë rajonale Ismet Hashani.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në aspektin e sigurisë, sfidat dhe rezultatet por edhe planet për të ardhmen.

Eco Higjiena

Haliti, ka shpreh falënderime për pjesëtarët e policisë në Viti, dhe ka lavdëruar ata për punën dhe përkushtimin e treguar në situata të ndryshme, më konkretisht edhe gjatë periudhës së pandemisë, ku së bashku me autoritetet komunale, institucionet shëndetësore etj, edhe policia kanë qenë pjesë e shtabit emergjent dhe në vëzhgim të situatës epidemiologjike.

Udhëheqësit e drejtorisë rajonale të policisë, kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe më tej me Institucionet komunale të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.