FITORJA

Haliti priti në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava”, nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” Gjilan dhe dega e saj në Viti, në krye me kryeshefin ekzekutiv, Ymer Salihu.

Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në kuadër te projektit “Lidhja Rajonale”, për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, që për qëllim ka interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuoje ne zvogëlimin e ndotjes se mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar te Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes se potencialeve të reja ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit. Projekti gjithashtu kontribuon në Komunat: Gjilan, Kllokot dhe Partesh dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu në këtë takim është të diskutuar në veçanti që projektet e ujësjellësit që janë përfunduar në territorin e komunës së Vitisë e që ato të merren në menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”.

UBT

Gjithashtu është biseduar edhe për forcimin e kapaciteteve të ujit të pijes në komunën e Vitisë.

Gjatë takimit kryetari Haliti, kërkoj që kjo kompani të merrë në menaxhim rrjetet e ujësjellësit që qytetarët të kenë ujë të mjaftueshëm dhe cilësorë.

Ai po ashtu tha se Vitia, ka burime të mjaftueshme hidro-ekonomike për të mbuluar nevojat e qytetarëve. Përndryshe në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” e kanë njoftuar kryetarin lidhur me menaxhimin e ujit në fshatrat e komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.