UBT

Haliti priti në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në krye me Toger Aldi Blyta.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, për gjendjen e sigurisë si dhe për përgatitjet e komunës në raste emergjente, përfshirë këtu edhe të fatkeqësive natyrore.

Në këtë takim Haliti, i ka njoftuar ata lidhur me bashkëjetesën dhe harmoninë ndër etnike dhe ndër fetare në këtë komunë.

Eco Higjiena

Ai po ashtu i njoftoj ata edhe me aktivitetet e komunës, jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe të projekteve të ndryshme që kanë për synim përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve pa dallime.

Haliti theksoi edhe bashkëpunimin që ka kjo komunë me institucione të ndryshme në fushën e sigurisë duke përmendur edhe bashkëpunimet me institucionet jashtë Kosovës dhe ndihmës që ata kanë dhënë për Vitinë, në veçanti për Zjarrfikësit dhe sektorin e Emergjencave të cilët jo vetëm që e mbulojnë territorin e komunës së Vitisë por shpeshherë edhe të komunës fqinje, Kllokotit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.