Haliti priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve amerikan
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim një delegacion nga profesorët dhe studentët amerikan që po qëndrojnë në Kosovë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, mundësitë e saj, por edhe mbi historinë e kësaj komune.
Haliti gjithashtu i njoftoj ata mbi bashkëpunimet që ka pasur komuna e Vitisë me institucionet amerikane në Kosovë, por edhe për binjakëzimin në mes të Vitisë, dhe Masonit të Miçiganit të SHBA-së.
Ai, gjithashtu ju është përgjigjur pyetjeve të mysafirëve, dhe shtoj se për të është ndër i veçantë që të pres në takim njerëz nga shteti mik i SHBA-së në Viti./rajonipress/