Hidromorava

Haliti priti në takim nënkolonelin e KFOR-it nga komanda e lindjes Sean Brady

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv. komandantin e komandës se Lindjes, nënkolonel Sean Brady.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe anëtarët e komitetit për komunitete të Kuvendit Komunal dhe zyrtar te zyrës për komunitete të komunës së Vitis

Me këtë rast, e njoftoi nënkolonelin Brady për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, ndërkohë që potencoi edhe bashke jetesën ne mes te komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë.

Mobi Casa

Gjithashtu, i pari i komunës, falënderoi nënkolonelin e KFOR-it për vizitën si dhe për përkushtimin e KFOR-it në veçanti, për gatishmërinë dhe mbështetjen, por edhe bashkëpunimin me Institucionet komunale.

Nënkoloneli Brady, u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritanishme dhe theksoi se komuna e Vitisë vazhdon të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë në mes komuniteteve dhe bashkësive fetare.

Edhe anëtarët e komitetit për komunitete, por edhe nga zyra për komunitete, shprehën falënderim ndaj Institucioneve komunale, konkretisht falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme, por edhe bashkëpunimin tejet të shkëlqyer me komunitetet jo shumicë që jetojnë në këtë komunë./rajonipress/