RCCOLA

Haliti priti në takim kryetarin e Turgutlu të Turqisë, Cetin Akin

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor sot ka pritur në takim kryetarin e komunës Turgutlu të Turqisë, z. Cetin Akin me një delegacion të gjerë të përbërë nga përfaqësues të komunës, kuvendit dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Takimi i dy kryetarëve u mbajt me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërmjet komunës së Vitisë dhe komunës Turke – Turgutlu, me të cilët më herët është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë.

Haliti, e ka njoftuar për së afërmi z. Akin rreth mundësive të bashkëpunimit me komunën tonë, potencialet e mira dhe resurset e shumta të komunës së Vitisë, duke përmendur disa sfera të bashkëpunimit.

Eco Higjiena

I pari i Vitisë, theksoj se ata dëshirojnë të bashkëpunojnë me këtë komunë turke në veçanti në fushën e bujqësisë, konkretisht në procesin e prodhim- përpunimit.

Ndërkaq homologu i tij turk, tha se në këtë takim ata dëshirojnë që për së afërmi të njihen me komunën e Vitisë dhe të shikojnë mundësitë e jetësimit të bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve të dyja vendeve.

Kryetari i Turgutlus, ftoj kryetarin Haliti që me bashkëpunëtor të zhvilloj një takim në qytetin e tij./rajonipress/