Mobi Casa

Haliti priti në takim klerikët fetar, ata e falënderuan atë për bashkëpunimin në interes të gjithë qytetarëve pa dallime

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare që jetojnë në komunën e Vitisë. Në këtë takim të thirrur nga i pari i kësaj komune kanë marrë pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse të kësaj komune por edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, pjesëtarë të KFOR –LMT-së dhe OSBE-së.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë me komunën në interes të qytetarëve vitias dhe të bashkëjetesës së mirë edhe për kundër dallimeve fetare dhe kombëtare.

“Qëllimi i këtij takimi është të ju falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin e mirë që keni pasur gjatë këtij viti me komunën e Vitisë. Ky bashkëpunim natyrisht se është në interes të gjithë qytetarëve tanë pa dallime fetare apo kombëtare, por për mirëqenien e të gjithëve në komunën tonë e cila është shembull i bashkëjetesës ndërfetar dhe ndëretnik.” u shpreh Haliti.

Ai u interesua edhe për gjendjen e komuniteteve në këtë komunë, duke potencuar se qeverisja lokale në Viti, është e interesuar të ju dal në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për përkrahje duke përmendur edhe aktivitetet humanitare të cilat janë zhvilluar në Viti dhe të cilat pritën të zhvillohen.

Mobi Casa

Pos falënderimit për të gjithë klerikët fetar të cilët kanë bashkëpunuar me komunën e Vitisë, ai ka dhënë një mirënjohje të veçantë për Dom Jeton Thaçin, i cili pritet të përfundoj misionin e tij në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti ju ka uruar komuniteteve fetare festat e fund vitit.

Ndërkaq në emër të komuniteteve fetare kanë folur, Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Dom Jeton Thaçi, përfaqësues i kishës katolike në Viti, Branislav Denic, përfaqësues i Kishës Ortodokse si dhe Dom Viktori nga Caritas Kosova dhe klerikët e tjerë fetar të cilët e falënderuan kryetarin Haliti për bashkëpunimin e tij dhe të institucioneve lokale duke potencuar se ata do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me komunën e Vitisë në interes të gjithë qytetarëve pa dallime.

Një falënderim për komunitetet fetare pati edhe Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë dhe Afrim Halili, komandant i Stacionit Policor në Viti. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të KFOR- LMT-së, OSBE-së.

Ndërkaq Dom Jeton Thaçi, pas pranimit të mirënjohjes tha se për këto 6 vite punë të tij në këtë komunë, Vitia ka zënë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe falënderoj të gjithë për bashkëpunimin./rajonipress/