Fundamenti

Haliti pranon rekomandimet e dhëna nga Ekipi i Auditimit Social

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Auditimit Social në komunën e Vitisë, nën mbështetjen e BIRN-Kosova në kuadër të projektit DEMOS.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Jeta Xharra, e cila ndër tjerash theksoj se kanë përgatitur një draft raport lidhur me monitorimin e projektit “Renovimi dhe zgjerimi i rrugës Kongresi i Manastirit – Faza e II-të”.

Me këtë rast Haliti, tha se komuna e Vitisë, do t’i shqyrtoj rekomandimet të dhënë në këtë draft raport dhe do t’i shikoj të gjitha mundësitë që të inkorporohen ato që janë në veçanti në interes të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.

FIDANISHTJA

I pari i Vitisë gjithashtu theksoj se qeverisja e tij komunale, qysh para fillimit të realizmit të projekteve vendos disa standarde , me qëllim që projektet që realizohen të kenë gjithë përfshirje.

Ndërkaq znj. Xharra, tha se Vitia është një komunë mjaftë progresive, me më së paku bllokada dhe se ajo shpesh është edhe shembull i mirë për shumë komunat tjera të Kosovës.

Ndërkaq lidhur me realizimin e këtij projekti, ajo tha se një ndër rekomandimet kryesore është qasja e qytetarëve në këtë projekt, në veçanti të personave me aftësi të kufizuara që janë me karroca që të kenë lëvizje të lirë dhe pa pengesa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.