UBT

Haliti pjesë e konferencës ndërkombëtare në Izrael

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron për vizitë në shtetin Izraelit. Me këtë rast ai po merre pjesë në Konferencën “MuniWorld2022” e ku edhe do të pritet edhe nga z.Isaac Herzog, Presidenti i Shtetit të Izraelit si dhe nga z. Moshe Lion, kryetari i komunës së Jerusalemit.

Gjithashtu në këtë takim ku po merre pjesë një delegacion i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), do të ketë seancë plenare me temën “Progreset komunale për mposhtjen e sfidave globale” si një takim unik ndërkombëtar që fokusohet në sfidat globale që prekin komunat në mbarë botën.

Bëhet me dije se konferenca ‘MuniWorld2022’ do të shërbejë si një platformë për ndarjen e vizioneve, metodologjive dhe praktikave më të mira për promovimin e q
ëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe inovacionit komunal dhe global, që do t’u shërbejë komunave në mbarë botën.

Eco Higjiena

Sipas AKK-së folësit në konferencë do të përfshijnë kryetarë të komunave, palët e interesit të niveleve të larta dhe figura kyçe nga sektori i biznesit, qeveria dhe akademia.

Gjithashtu në këto takime do të shqyrtohen edhe temat të tjera si: Udhëheqja dhe llogaridhënia komunale si faktor për qëndrueshmëri dhe stabilitet lokal dhe kombëtar, pastaj komunat si reaguesit e parë dhe agjentët e stabilitetit mes një bote në ndryshim, Si do të jenë komunat në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike etj./rajonipress/