RCCOLA

Haliti organizoi pritje për mërgimtarët vitias

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për mërgimtarët e kësaj komune, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore e që po kalojnë pushimet verore në Kosovë.

Me këtë rast, Haliti i ka njoftuar ata me aktivitetet por edhe me projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë.

Gjithashtu për mobilizimin e administratës komunale në sektorin e ofiqarisë, pastaj atë të Regjistrimit civil dhe pajisjeve me dokumente të identifikimit dhe atyre të udhëtimit, në mënyrë që të ketë ofrim të shërbimeve sa më të shpejta e të lehta për mërgatën.

Ndërkohë ka bërë të ditur edhe organizimin e aktiviteteve që do të mbahen për nderë të 1 Gushtit Ditëve të Mërgatës, që do të mbahen më 1,2 dhe 3 gusht. “Çmoj lartë bashkëpunimin që kemi me mërgatën dhe ju falënderoj për këtë përkushtim. Jam falënderues për aksionet humanitare, nismat që po ndërmerrni dhe po luani rol kyç në mirëqenien e qytetarëve. Në vazhdimësi, ne po bëjmë përpjekje që me punë të mira, ta kthejmë motivin për jetë këtu, posaçërisht tek rinia të krijojmë perspektivën e të jetuarit në vendlindje”, ka thënë Haliti.

Hidromorava

Nga ana tjetër, përfaqësues të mërgatës kanë falënderuar kryetarin Haliti për pritjen dhe gatishmërinë e treguar në vazhdimësi për të organizuar pritje sa më madhështore për mërgatën.

Ata u shprehën të kënaqur me të arriturat e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetarit Haliti dhe qeverisjes komunale për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përndryshe, me rastin e Ditëve të Diasporës, edhe këtë vit do të ketë aktivitete të ndryshme si Panairi i prodhimeve bujqësore, ushqimeve tradicionale e punimeve artizanale, aktivitete artistike e muzikore, si edhe sportive. /rajonipress/