Eko Higjiena

Haliti nënshkruan një marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në fshatin Gushicë të Vitisë, pritet të ndërtohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare dhe atë falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Shoqatën “Kuwait Society for Relief”.

Kjo pasi që kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në zyrën e tij ka nënshkruar sot një marrëveshje me drejtorin e kësaj shoqate z. Shaqir Shaqiri.

Sipas dokumentit të nënshkruar objekti shëndetësor në Gushicë, do të ndërtohet nga shoqata “Kuwait Society for Relief” në hapësirë prej 150m2 sipas parimit çelësat në dorë dhe sipas standardeve të duhura.

ARKATANA

Vlera e ndërtimit të këtij objekti shëndetësor është rreth 94 mijë eurove. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, falënderoj këtë shoqatë dhe donatorët e saj që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë, për të realizuar një projekt jetik për banorët e kësaj komune në veçanti për qytetarët që do të ju ofrohen shërbime primare shëndetësore në Gushicë.

Përndryshe në këtë takim të pranishëm ishin edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili si dhe Haki Jashari, drejtor i QKMF-së në Obiliq, me të cilin QKMF-Viti ka bashkëpunuar në projekte të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.