FIDANISHTJA

Haliti nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën Let’s Do It Kosova”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të organizatës “ Let’s Do It Kosova” organizatë kjo e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Ky memorandum i bashkëpunimit mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Let’s Do It Kosova” parasheh ngritjen vetëdijes kryesisht tek nxënësit në ruajtjen e mjedisit, konkretisht realizimin e trajnimeve për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, në fushën e mjedisit jetësorë. Po ashtu ajo ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe përgjegjësisë mjedisore te nxënësit dhe komuniteti në përgjithësi.

Kryetari i Komunës ës Vitisë, Sokol Haliti nder tjerash u shpreh se kjo komunë ka bërë shumë në largimin e deponive ilegale të mbeturinave për të cilat është vlerësuar pozitivisht jo vetëm nga qytetarët e saj por edhe nga organizatat e ndryshme të cilët merrem me mbrojtjen e mjedisit.

Haliti tha se shumë deponi ilegale pos që janë larguar ato janë shndërruar edhe në hapësira gjelbëruese për të gjithë qytetarët.

Eco Higjiena

Ai shtoj se pas aksioneve të shumta të pastrimit është e domosdoshme të ngritët vetëdija e qytetarëve në veçanti tek grup moshat e reja që të ruajnë mjedisin.

Ndërkaq sipas memorandumit punët mes Komunës së Vitisë dhe organizatës “Let’s Do It Kosova” do të koordinohen në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti. Kurse fushatat vetëdijesuese në shkollat e kësaj komune si dhe rivitalizimi i hapësirave të jashtme shkollore do të bëhet përmes bashkëfinancimit të Komunës me këtë organizatë. Përndryshe në nënshkrimin e këtij memorandumi kanë marrë pjesë edhe Besnik Shabiu nga Organizata “Let’s Do It Kosovo” dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, e cila mirëpriti nënshkrimin e këtij memorandumi dhe u shpreh se kjo drejtori është e gatshme të punoj në këtë drejtim.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Veton Ademi, Koordinator I këtij projekti për Komunën e Vitisë i cili po ashtu udhëheq edhe Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.