Haliti: Takimi masovik me Forumin e Gruas – fuqia e vërtetë që shtyn përpara ndryshimin!

Viti – Gratë janë zemra e shoqërisë sonë dhe shtylla mbi të cilën ndërtohet një e ardhme e begatë. Aty ku ka gra të përkushtuara, ka zhvillim, drejtësi dhe progres ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Me guximin për të përballuar çdo sfidë dhe vizionin për të ndërtuar diçka më të mirë, ju jeni frymëzimi dhe motori i ndryshimeve që e bëjnë Kosovën tonë më të fortë dhe më të drejtë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e fuqishme e grave dhe e barazisë gjinore. Ne besojmë se pa përfshirjen e grave në çdo nivel, nuk mund të ketë zhvillim.
Falënderime pa fund për energjinë e jashtëzakonshme që treguat sot – me ju në këtë rrugëtim, fitorja është më e afërt se kurrë!
BëhuNdryshimi
LDK124
LumirAbdixhiku1
SokolHaliti8
MarigonaGeci33
VjollcaZejnullahu48
RamadushEmini82
