Uji Dea

Haliti, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me organizatën “CNVP”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata “CNVP”, me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë, organizatës “CNVP”, konkretisht projektit (SUNREED), dhe Grupit Lokal të Veprimit (GLV), për të vendosur inkubatorin e biznesit.

Në këtë takim, kryetari Sokol Haliti, konfirmoi funksionalizimin e inkubatorit të biznesit dhe përgatitjen e hapësirës për sektorin e produkteve pyjore – jodrusore, që përmes projektit SUNREED, i cili mbështetet nga Ambasada Suedeze, do të iniciohet organizimi, funksionimi i grupit të grave dhe të rinjëve duke ndikuar në punësim, ngritjen e kapaciteteve, aplikimin e teknologjive të avancuara dhe zhvillimin e tregut, që do të jenë në funksion për tërë grupin e grave në këtë sektor.

Mobi Casa

Më tej Haliti theksoi se komuna e Vitisë, do të jetë ndër komunat e para që do të fillojë funksionimin e inkubatorit të biznesit.

Përndryshe, kjo marrëveshje e partneritetit do të jetë kontribut nga tri palët, për të zhvilluar dhe shtuar vlerën e produkteve pyjore – jodrusore, sidomos të frutave manore përmes përfshirjes së grupit të grave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.