Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Viti – Pas formimit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ka dalë personalisht në zonat e prekura nga reshjet e fuqishme të breshërit dhe furtuna që goditi komunën ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe ekonomi familjare.
Gjatë vizitës në terren, Haliti shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të institucionit komunal për qytetarët e dëmtuar.
Ai bëri të ditur se janë ndërmarrë menjëherë hapat e parë për vlerësimin e gjendjes dhe se do të kërkohet ndihmë dhe kompensim nga institucionet qendrore, në mënyrë që fermerët dhe familjet e prekura të marrin përkrahjen e merituar./rajonipress/