Fundamenti

Haliti nderohet me mirënjohje nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Viti

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, këtë fundjavë ka marrë një mirënjohje nga Kryqi i Kuq i Kosovës-Dega në Viti për kontributin dhënë por edhe në shenjë bashkëpunimi që ka pasur komuna e Vitisë me Kryqin e Kuq në Viti.

Këtë mirënjohje Haliti, e ka pranuar nga znj.Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Me këtë rast Haliti, falënderoj këtë organizatë për mirënjohjen e dhënë dhe e çmoj lartë punën e Kryqit të Kuq në Viti, duke potencuar se kjo organizatë gjithmonë përmes aktiviteteve të saja ju del në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Ai tha se kjo komunë ka pasur një bashkëpunim të mirë me këtë organizatë humanitare dhe i falënderoj ata për përkushtimin e tyre human.

Eco Higjiena

Përndryshe këtë mirënjohje kryetari Haliti, e ka pranuar gjatë Kuvendit e VI-të zgjedhor të Kryqit të Kuq të Kosovës-dega në Viti.

Në këtë Kuvend Zgjedhor kryetare e re e saj u zgjodh Dr. Gentiana Ferati si dhe kryesia prej 7 anëtarëve.

Gjithashtu në këtë takim janë shqyrtuar plani i veprimit të punës dhe plani financiar në mes të dy Kuvendeve si dhe plani i veprimit të punës dhe plani financiar për 4 vitet e ardhshme./rajonipress/