FIDANISHTJA

Haliti: Mirë se vini mërgimtarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre.

Mobi Casa

“Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirë se vini në vendlindje, në familjet e juaja dhe qytetin tuaj, për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh. Ne si komunë, me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtyre dy muajve sa jeni në vendlindje, synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira me shtimin e stafit në gjendjen civile, shtimin e kapaciteteve të shërbimeve mjekësore, sigurimin e hapësirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike dhe shërbime tjera të nevojshme. Ndërsa me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve, ku parashihen aktivitete të shumta me qëllim të ruajtjes së identitetit kulturorë, shmangien e asimilimit, fuqizimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe komunës së Vitisë.
Mërgimtarë të nderuar, me prezencën tuaj qytetit të Vitisë ju i jepni gjallëri dhe jenë shtysë shumë e madhe për ekonominë e vendit tonë, andaj uroj që të kaloni sa më mirë në familjet e juaja dhe në vendlindjen tuaj”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.