FIDANISHTJA

Haliti kërkon që kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi” të realizohet sivjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë edhe më herët ka shprehur indinjatën që lidhja e kësaj komune në autostradë, nuk po merr epilog. Për më keq, projekti nuk është përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Anashkalimi i rreth 60,000 banorëve të Komunës së Vitisë dhe me mijëra biznese që operojnë në këtë komunë është i padrejtë ka thënë Sokol Haliti.

Reagimi i plotë i Sokol Halitit

Në Gërlicë paska dalë partia, për të amnistuar vendimin diskriminues të Qeverisë “Kurti 2” për anulimin e lidhjes së Vitisë, në këtë pikë, në Autostradën “Arbën Xhaferi”. Një zëvendësministër i shoqëruar nga disa deputetë të zonës dhe përfaqësues të bizneseve, qenka zotuar publikisht se kyçja do të bëhet vitin e ardhshëm, kurse sivjet do të përgatitet projekti ideor. Poashtu, është e çuditshme kjo qasje që në takimet për lidhjen e komunës sonë në këtë autostradë të mos jetë i pranishëm asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë.

Kjo është hipokrizia e radhës, sepse vendimi për realizimin e këtij projekti ishte marrë nga Qeveria Mustafa dhe pastaj edhe nga Qeveria Haradinaj, i cili parashihte dy lidhje të reja: njëra për Ferizajn dhe tjetra për Vitinë.

Hidromorava

Nëse Qeveria Kurti dëshiron të lë përshtypjen se është e interesuar t’iu bëjë zgjidhjen banorëve dhe bizneseve të Komunës së Vitisë, nuk është dashur që nyjën në autostradë ta lidhë “nyje”.

Komuna e Vitisë edhe më herët ka shprehur indinjatën që lidhja e kësaj komune në autostradë, nuk po merr epilog. Për më keq, projekti nuk është përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovë. Anashkalimi i rreth 60,000 banorëve të Komunës së Vitisë dhe me mijëra biznese që operojnë në këtë komunë është i padrejtë.

Nuk na interesojnë spektaklet mediale si ky i sotshmi, i zyrtarëve qeveritarë, por Komunës së Vitisë i nevojitet kyçja në Gërlicë. Presim që kjo çështje të mos zvarritet dhe të ndodhë gjatē këtij viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.