HW

Haliti inspekton punimet në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit dhe hapësirat e reja për arsimin profesional

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar dhe inspektuar nga afër zhvillimin e punimeve në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit, si dhe rregullimin e kabineteve të reja që do të shërbejnë për përgatitjen e të rinjve me kompetenca të avancuara për ekonominë e tregut.

Ky projekt përfshin krijimin e hapësirave moderne mësimore dhe praktike, të cilat do të shfrytëzohen drejtpërdrejt nga Shkolla e Mesme Profesionale, duke forcuar ndërlidhjen mes arsimit dhe tregut të punës.

Në kuadër të këtij investimi janë duke u funksionalizuar kabinete të makinerisë, elektros, teknologjisë ushqimore, si dhe hapësira në fushën e bujqësisë, përfshirë edhe qendrën inovative për bujqësi, akademinë e teknologjisë informative, sektorin e tekstilit dhe funksione të tjera në mbështetje të ndërmarrësisë.

Fundamenti

Po ashtu, pranë këtij kompleksi është duke u ndërtuar edhe palestra e dytë sportive shkollore, e cila do t’i shërbejë Shkollës së Mesme “Kuvendi i Lezhës”, ndërsa palestra ekzistuese do të rivitalizohet dhe do të marrë destinim të ri kulturor. Paralelisht, janë duke u përgatitur edhe hapësirat për shkollën e muzikës, si dhe parkingjet përcjellëse, duke krijuar kështu një kompleks modern arsimor, sportiv dhe kulturor në shërbim të të rinjve.

Komuna mbetet e përkushtuar që përmes investimeve konkrete të krijojë kushte sa më të mira për arsim, zhvillim profesional dhe perspektivë për gjeneratat e reja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.