UBT

Haliti gjysmën e pagës e ndanë për ansamblin “Kemajl Azizi”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sokol Haliti e ka mbajtur premtimin e tij për ta ndarë gjysmën e pagës së parë të tij si kryetar ansamblit “Kemajl Azizi” të Vitisë. Haliti premtoj se do të jetë gjithmonë shtyllë e fuqishme e ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Kaltrina Sylejmani, kanë vizituar anëtarët e AKV “Kemajl Azizi” të Vitisë gjatë ushtrimeve dhe përgatitjeve të fundit për manifestimet e festës së Pavarësisë.

Haliti tha për rajonipress se e ka realizuar premtimin e parë ndaj ansamblit “Kemajl Azizi” që kishte dhënë më herët duke i dhuruar këtij ansambli gjysmën e pagës se parë të kryetarit.

Eco Higjiena

Haliti premtoj se do të jetë gjithmonë shtyllë e fuqishme e ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Edhe, Kaltrina Sylejmani premtoj angazhimin e saj në mbështetjen e këtij ansambli në mënyrë që rezultatet të mos mungojnë.

Kryetari i ansamblit Arianit Hetemi ka falënderuar Halitin për gjestin e tij dhe është zotuar se me punën e ansamblit “Kemajl Azizi” do të jenë pasqyrë dhe ambasadore e Vitisë dhe Republikës së Kosovës si në festivalet kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj: