Hidromorava

Haliti falënderon BE-në për përkrahjen e vazhdueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Europian (KE), përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation (CBC), IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me konsulenten Mediana Bislimi dhe inxhinierët e zyrës së projekteve në Viti.

Ky takim kishte për qëllim koordinimin rreth këtij projekti dhe detajizimin e projektit për grantin në KE në programin e CBC, me ç`rast si pika kyçe ishin projeksioni i investimit kapital për pjesën e punimeve, definimi i terreneve ndërtuese e të tjera.

UBT

Me këtë rast Haliti ka falënderuar Bashkimin Europian për përkrahjen e vazhdueshme, ku komuna e Vitisë është përfituese e tri projekteve, atë të grantit të performancës, rregullimit të ashensorëve në QKMF dhe projektit të Cross Border.

Përndryshe projekti IPA II ka për qëllim bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku në komunën ë Vitisë dhe të Gostivarit planifikohet të rregullohen ura për këmbësorët, zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara dhe terreneve rekreative-sportive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.