GRANDEMALL

Haliti: Është jetike që të sigurohet ujë kualitativ dhe i bollshëm për qytetarët e Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim ekspertët e Projektit për Vlerësimin Mjedisor dhe Social, Karina Zachodni dhe Pëllumb Gjinolli – ekspert për çështje Mjedisore, Vigan Behluli – ekspert për çështje Sociale, si dhe Demë Abazi – përfaqësues i N.H. “Ibër-Lepenc” Sh.A Prishtinë.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit “Projekti i Hidrosistemit Ibër Lepenc: Faza I”, që është pjesë e një studimi të detajuar që financohet nga Komisioni Evropian, në kuadër të kornizës “Infrastruktura e Projekteve në Ballkanin Perëndimorë WBIF”.

GRANDEMALL

Haliti tha se, projekte të tilla janë shumë të nevojshme për komunën e Vitisë.
“Ne si komunë jemi të gatshëm ta mbështesim këtë projekt, sepse kemi nevojë për furnizim të rregullt me ujë të pijes dhe shtimin e kapaciteteve, po ashtu sigurimin e ujit të pijes nga burime të sigurta, sepse nuk ka burime të mjaftueshme të ujit. Është jetike që të sigurohet ujë kualitativ dhe i bollshëm, për mbarë qytetarët e komunës së Vitisë”, u shpreh Haliti.

Ky projekt ka për qëllim sigurimin e burimeve shtesë të ujit, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe furnizimin 24 orësh, shkurtimin e shpenzimeve për KRU-të, rritjen e potencialit të zhvillimit industrial/tregtarë për furnizimin adekuat me ujë, zhvillimin e potencialit hidroenergjetik të digës së propozuar për burimet e ripërtëritshme të energjisë, dhe eliminimin e ndotjes në sistemin furnizimit nga burimet e shumta të pambrojtura të ujit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.