ARKATANA

Haliti e ka çmuar lartë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike në Viti

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Përndryshe komuna e Vitisë është një komunë multifetare dhe multietnike që vlerësohet lartë për bashkëjetesën e të gjithëve pa dallime.

Haliti priti në takim përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, u bisedua për bashkëpunimin institucional në interes të qytetarëve.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Viti, në krye me kryeimamin Xhevdet Ismaili.

Mobi Casa

Në këtë takim është bashkëbiseduar për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë institucion fetar në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

Haliti e ka çmuar lartë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike në këtë komunë, duke ju bërë thirrje që kjo traditë e bashkëjetesës të vazhdon të ruhet.

Përndryshe komuna e Vitisë është një komunë multifetare dhe multietnike që vlerësohet lartë për bashkëjetesën e të gjithëve pa dallime./rajonipress/