Haliti: Do t`i realizojmë të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot disa projekte që janë duke u kryer nëpër fshatra të ndryshme të komunës së Vitisë.

Fillimisht ka vizituar Fshatin e Ri, ku po bëhet rregullimi i trotuarit, rivitalizimi i shkollës, rregullimi u fushës sportive me rrethoja dhe tribina, më pas ai ka vizituar edhe disa projekte të tjera në të cilat është duke u punuar, si:

  • Rregullimi i rrugës Fshati i Ri – Çifllak – rruga Tërpezës
  • Hapja e kanaleve dhe përrockave në fshatin Pozheran, prej lagjes së Muhaxherëve deri tek Pasishta dhe tek përrocka që kalon përmes lagjes “Zuka”.
    Përndryshe punimet janë duke vazhduar në rregullimin e rrugës me zhavorr në rrugën Pozheran – Sllatinë, Sllatinë – Ramjan.
  • Punimet në asfaltimin e rrugës tek lagjia “Demiri” në Pozheran
  • Përfundimi i trotuarit, Ballancë – Zhiti.
  • Përfundimi i trotuarit në fshatin Goshicë.

Haliti tha se ne do të vazhdojmë t`i realizojmë të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit, e me këtë intensitet do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS