Uji Dea

Haliti dhe sekretari i Ambasadës Britaneze Richard Le Vay, dakordohen të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë në projekte të ndryshme me ambasadën britaneze, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim pune me sekretarin e kësaj ambasade, Richard Le Vay.

Në këtë takim përveç projekteve të kulturës, sportit, javës së filmit anglez e të tjerë, u diskutua edhe rreth mundësisë së sjelljes së investitorëve anglez në komunën e Vitisë.

Mobi Casa

Përndryshe, ky takim është vazhdimësi e takimit që është mbajtur më 3 maj të këtij viti dhe se Haliti e sekretari Le Vay, janë dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallime./rajonipress/