Fundamenti

Halimi: Pjesëmarrje e kënaqshme në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Riza Halimi, tha për Radion Evropa e Lirë se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe se nuk ka pasur incidente.

Ai bëri të ditur se pavarësisht disa kërkesave të disa partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, që shqiptarët të mos marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, ato po zhvillohen normalisht dhe në to po votojnë shqiptarët.

“Ende nuk ka ndonjë vlerësim nga grupi i punës në Preshevë, por do të shohim. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nuk po shohim ndonjë dallim të madh. Deri në fund të ditës pritet të shkojë mbi 40 për qind dalja e votuesve në zgjedhje”, tha Halimi.

Sipas Halimit, thirrjet për bojkotim të këtyre zgjedhjeve nuk kanë pasur sukses.

Mobi Casa

“Po të kishte thirrje nga parti të tjera politike për të dalë në zgjedhje”, shtoi ai, “do të mund të siguroheshin dy deputetë në Parlamentin e Serbisë. Ai shprehu bindjen se një ulëse në Kuvendin e Serbisë do të sigurohet”.

Halimi shprehu keqardhje pasi që shqiptarët nuk arritën që të dalin me një listë të përbashkët për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Shqiptarët e Luginës, sipas Halimit, kanë pasur parasysh edhe thirrjet e autoriteteve kosovare që të dalin në votime. Thirrjet e ekzekutivit kosovar dhe vizitat e zyrtarëve të lartë të ambasadave nga Beogradi kanë ndikuar që shqiptarët të dalin në zgjedhje.

“Ma merr mendja se efektin më të madh e kishte edhe deklarata e djeshme e kryeministrit të Kosovës, i cili në mënyrë shumë të qartë dha një përkrahje shumë të qartë për pjesëmarrje aktive të shqiptarëve në procese demokratike dhe në zgjedhjet e sotme në Serbi. Dhe, dalja sot është mbi parashikimet e mia personale që i kam pasur në fillim të kësaj fushate”, theksoi Halimi. /REL/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.