GRANDEMALL

Halil Kqiku ishte doajen i patriotizmit, nuk kishte frikë as para tankeve të Serbisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për Halil Kqikun i cili u varros këtë të diele në Gjilan kanë folur shumë veprimtar e aktivist që e kanë njohur nga afër. Lumnije Kqiku në atë kohë nxënëse e shkollës së mesme rrëfen momente interesante për guximin e Halilit, për kacafytjet e tij me policinë etj.

Lumnije Kqiku tash jeton dhe vepron në Austri, doktoreshë e stomatologjisë dhe për shkak të lidhjes familjare kishte ardhur enkas nga Grazi i Austrisw për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Halil Kqikut.

FITORJA

“E kam respektuar shumë, e kam çmuar rolin e tij në shumë aspekte duke filluar nga koha e okupimit e deri në vdekje. Halili pos që ishte një familjar i dashur, ai gjithmonë ka rrezatuar energji pozitive, dhe optimizëm dhe ishte shumë patriot! Kam qen aktiviste shumë e pasionuar me Halilin në Parlamentin Rinor dhe pajtimin e gjaqeve në një bashkëpunim shumë të ngushtë me Anton Qetën dhe Don Lush Gjergjin….e dëgjoja shumë dhe çdo ditë patriotizmi rritej në mua” kujton Lumnije Kqiku.

Lumnije Kqiku thotë se të gjithë ata që punonin me të kishim respekt të veçantë për të.”Më kujtohet roli im në bartjen e fletë anëtarësimeve për Parlamentin Rinor që i bartja nga Gjilani në pallatin e shtypit me duket në katin e 7 nëse nuk gaboj…ato i përgatite vet Halili …e di që gjithmonë takoja Halil Matoshin, Blerim Shalën etj….ka qen kryelartë, ecte me kokën lart edhe para tankeve ushtarake si psh në verat e Llukës në Deqan…takim madhështor për pajtimin e gjaqeve….të parën makinë që e ndaluan policia, ishte makina e Halilit, na nxorën të gjithëve jashtë, filluan ta godisnin një aktivist, shokë të Halilit…por Halili ecte kokën lart dhe kërkonte drejtësi…kërkonte ta lironin…më duket edhe atë e dërguan në stacionin policor…unë u strehova rastësisht tek Selim Lokaj atdhetar i madh…mendova që kurrë më nuk do ta shoh Halilin…por nuk e di si me kishte gjetur dhe me solli në shtëpi…thjeshte Halili ishte i lidhur me të gjithë atdhetarët…na gëzonte shumë poashtu kur na e sillte revistën “Alternativa”…me dukej vinte nga Sllovenia…ku e merrte edhe sot e kësaj dite nuk e di….ishte revistë e që përkrahte luftën e UCK-së….në atë kohë kur ai na fliste për UÇK popullata nuk dinte shumë…thjeshtë ka qen Doajen i patriotizmit njeri dhe familjar shumë i dashtun” shprehet Lumnije Kqiku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.