Hidromorava

Hakmarrja e babadimrit

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Nga Xhemal Ahmeti- Askush, madje as armiqtë e përbetuar të saj nuk e kontestojnë prirjen e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pse? Shqiptarët për nga natyra skeptikë edhe ndaj realitetit besokan anketat dhe sondazhet, shumica të kamufluara? Jo. Lepuri është strehuar diku tjetër: në vetë kancelaritë e LDK-së? Ku saktësisht?

Partitë në radioskopi III

Askush, madje as armiqtë e përbetuar të saj nuk e kontestojnë prirjen e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pse? Shqiptarët për nga natyra skeptikë edhe ndaj realitetit besokan anketat dhe sondazhet, shumica të kamufluara? Jo. Lepuri është strehuar diku tjetër: në vetë kancelaritë e LDK-së? Ku saktësisht?

HIERARKIA – «Zgjedhjet do të mbahen në qershor, LDK e ka fitoren në dorë», kështu deputetja Hykmete Bajrami e partisë që beson të ecë vertikalisht drejt pushtetit. Eksponentë të ndryshëm të partisë stërinformojnë se hierarkitë qenkan të angazhuara intensivisht për të sajuar programin më të mirë që do ta shpëtojë Kosovën nga kriza e radhës. Pas zgjedhjeve lokale, as skeptikët, kritikët dhe konkurrenca nuk kontestojnë më fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo shihet edhe nga flirtet e ofertat publike që partitë tjera ia adresojnë kryekalorësit të nominuar (eventual) të politagorës kosovare. Ndërkaq fjalëprirësit e LDK-së sillen me rezervë. Përjashtimin kategorik e bëjnë vetëm ndaj partisë në pushtet dhe VV-së. Ndaj të dytës sepse thonë të ketë qenë aleate e asistuar dhe ndihmuar nga PDK që ta marrë Prishtinën. Ndaj të parës sepse do të ishte autogol në sekondat e fundit të lojës. As AKR- në nuk e shohin brenda radarit; po ashtu për shkak të luftës së shefit të kësaj partie që Isa Mustafa të mos rizgjidhet kryetar kryeqyteti.

Kush mbeti?

Mobi Casa

AAK ka hapë dyer e kulla. Daut Haradinaj është i sigurtë se formula LDK-AAK e shpëton Kosovën nga PDK. Si model lojaliteti, bashkësundimi të suksesshëm përdoret Gjilani. Nënkryetari i komunës anamoravase Rexhep Kadriu jep garancë: AAK rritet, LDK fuqizohet, PDK tkurret. Edhe parti tjera, sidomos të krahut të «djathtë» e konzervativë hyrjen në një koalicion ku prin LDK e konsiderojnë të natyrshëm.

BAZA –Pas dështimeve të shumta, eskapadave, aleancave enigmatike dhe udhëheqjes së keqe që e kanë shoqëruar LDK-në pas vdekjes së kryeliderit të saj ajo arriti ta rimarrë veten, sidomos për shkak të zgjuarsisë së liderit të saj aktual për ta bindur bazën e vetë se «rugovizmi» mbetet doktrina dhe natyra e partisë. Kjo rimobilizoi jo vetëm militantët brenda e jashtë vendit për edhe ata që pas vdekjes së Rugovës kishin hequr farë dorë nga e drejta e votës, sepse nuk iu besonin trashëgimtarëve konfuzë.
Pas zgjedhjeve lokale, mirëpo vërehet shtimi i një depresioni në bazë që ndanë partinë në dy drejtime: në atë rugoviste dhe në atë haziriste. Jo pak turbomilitantë rajoneve dhe diasporës ndihen të mashtruar me proklamimin e Isa Mustafës të ndjekë vijën e Rugovës, sepse realpolitika e tij manifestoka një kontinuitet krejtësisht të kundërt (e që sipas tyre Rugova nuk do ta kishte bërë kurrë). Në bazë të cilave cezura argumentojnë kritikët e brendshëm: 1. Me qëndrimin dhe veprimin e Lutfi Hazirit që në Gjilan të legaloizojë shaminë dhe fenë nëpër shkolla. 2. Me votimin en bloc të LDK kundër reduktimit të decibelëve për shkak të e-zanit dhe 3. Më fyerjen e Shën Nikolausit alias «babadimrit» (ka qenë edhe si kod fushate i islamistëve radikalë para do muajsh) duke e shfaqur atë implikueshëm si gënjeshtarë, simbol madje i korruptuar sepse me atë që e krahasoi e konsideron të tillë. Një poshtërin madje që bëhet shpatë me tri teha; kundër sekularëve, të pafeve dhe të krishterëve.
Këto veprime – të cilat për mendimin tonë nuk janë të një politike të koordinuar e të qëllimshme – perceptohen nga më shumë se gjysma e antarësisë (dhe përtej saj e sidomos tek të huajt) si koketim i LDK me islamin radikal, çka do të ishte krejtësisht jashtë filozofisë së saj.

DIAGNOZA – Enigmatike është sjellja edhe e kundërshtarëve më të mëdhej të LDK-së. Madje edhe portale të njohura «antirugoviste» dhe si falsifikuese permanente anketash e sondazhesh nuk ia vënë në pikëpyetje fronin LDK-së në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ato ziejnë e përziejnë teposhtë listës, mirëpo prirjen etë fundit as si prognozë nuk e prekin. Sidomos aspekti i favorizimit gati hileqar i Isa Mustafës paralajmëron ndonjë strategji perfide. Punon konkurrenca për të hapur gropën sa më thellë brenda dy fraksioneve të LDK-së? Përgatitet ndonjë padi pikërisht në kohën e zgjedhjeve (si ajo videoja me të birin në prag të zgjedhjeve lokale) me qëllim të dikreditimit të partisë nëpërmjet fatalitetit singular por primator të saj? Nuk dihet, sepse konspirativët mohojnë natyrshëm gjurmët. E sigurt është se LDK nuk do të triumfojë si mendon. As nuk do të mbështetet (përkundrazi) nga jashtë nëse nuk bën të pamundurën t’i pastroj ca llogari brenda vetes e pastaj me të jashtmit. Ajo madje edhe do të humbë – në krahasim me zgjedhjet lokale – dhe atë më shumë se kanë dëshirë vetë ata, neutralët dhe ata që duan ndryshim. Duket sikur Rugova të mos ketë vdekur. Jo tek ata që e forcojnë apo dobësojnë LDK-në. Ata vendosin ende.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës Tribuna)