GRANDEMALL

Haki Demolli: LAN-i është një “koalicion i zorit”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, eksperti i çështjeve kushtetuese, njëherësh deputet i LDK-së, Haki Demolli ka deklaruar se koalicioni i LDK-së me AAK dhe NISMA, është një koalicion i imponuar nga rezultatet e zgjedhjeve të qershorit.

“Anëtarësia, militantët, përkrahësit por edhe zyrtarët e LDK-së, e kanë të njohur se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në fillim të këtij viti, e ka nominuar kryetarin Isa Mustafa, si kandidat të vetëm për Kryeministër të Kosovës. Gjatë fushatës dhe gjithë procesit zgjedhor, të gjitha strukturat dhe përkrahësit e LDK-së, janë angazhuar që LDK-ja të fitojë zgjedhjet e që domethënë se kryetari Mustafa të bëhet Kryeministër. Ky ka qenë angazhimi dhe të priturat e LDK-së. Mirëpo, rezultatet e zgjedhjeve nuk shkuan në favor të realizimit të pritjeve të LDK-së. Andaj si opsion i dytë doli koalicioni LAN, i cili nuk i përmbush në tërësi të priturat e simpatizantëve, dashamirëve dhe strukturave të LDK-së. Por ato i plotëson vetëm pjesërisht”, ka thënë Demolli.

Sipas tij, është e ditur se të gjithë adhuruesit e LDK-së, nga zgjedhjet e qershorit kanë pasur dy synime kryesore: që të largohet nga qeverisja e vendit, PDK, respektivisht Thaçi si kryetar i saj, duke e konsideruar atë si një parti të korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila gjatë qeverisjes me shtetin tonë, ka instaluar praktikën e politikave kriminale, politikave të kërcënimeve, shantazheve, krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe që më në fund Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, të jetë nga radhët e LDK, më konkretisht të jetë lideri i saj, Isa Mustafa.

ARKATANA

“Formimi i koalicionit është debatuar thuaja se në të gjitha strukturat e ndryshme e LDK-së, të cilat edhe e kanë dhënë përkrahjen e vet për këtë koalicion. Kësisoj për të është debatuar në Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e LDK, Grupin Parlamentar të LDK, takimin me kryetarët e degëve të LDK-së, si dhe në forume të tjera partiake. Shumica e pjesëmarrësve të këtyre takimeve e kanë përkrahur, si një opsion të pranueshëm koalicionin LAN (në pamundësi që LDK ta themelojë Qeverinë si partia fituese), mirëpo ka pasur edhe të tillë, që qoftë me vote, qoftë përmes diskutimit, kanë
shprehur rezervat e tyre lidhur me koalicionin”, ka shtuar Demolli.

Sipas tij, përkrahja e koalicionit mund të vlerësohet edhe sipas një fjale popullore ku thuhet se “kur nuk ka shi, bënë edhe breshër”. /botapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.