Hajnat vjedhin lopë në fshatin Parallovë

Gjilan – Policia e Kosovës në Novobërdë e ka pranuar një informatë nga ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Parallov komuna e Novobërdës se gjatë natës persona të pa njohur kanë hyrë me forcë në shtallen e tij dhe nga aty i kanë vjedhur një lopë si dhe dy copë gjedha.
Sipas ankuesit vlera e kaleshëve të vjedhura është e konsiderueshme. Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke i udhëhequr hetimet njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/