Gjilanasi arrestohet për armë, i konfiskohet një pushkë gjuetie, një pushkë automatike dhe karikator
Gjilan – Në rrugën “Isa Kastrati” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë automatike e modifikuar dhe një karikator i zbrazët.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/