HIDROMORAVA

Brenda javës 46 kallëzime penale, 32 aktakuza, 24 aktvendime dhe shtatë persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 3 – 10 mars 2025, ka regjistruar gjithsej dyzetegjashtë (46) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetedy (62) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
• tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetetë (38) personave,
• njëzetekatër (24) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
• tetëdhjetenjë (81) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
• shtatë (7) persona të ndaluar,
• katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave.

Fundamenti

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetepesë (35) persona./rajonipress/