Fundamenti

Hajnat vjedhin bustin e Abaz Ajetit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në shkollën fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Bukovik të Gjilanit persona të panjohur e kanë vjedhur bustin e Abaz Ajetit dhe disa mjete pune të shkollës. Policia po e heton rastin tha Ismet Hashani.

Në fshatin Bukovik të Gjilanit ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se policia ka pranuar një informatë përmes telefonit për një rast vjedhje në shkollën fillore ,,Nazim Hikmet’’ të fshatit Bukovik.

Mobi Casa

Njësitet patrullues nga stacioni policor i Gjilanit , Forenzika dhe njësiti hetimeve të stacionit kanë dal në vendngjarje ku kanë kontaktuar mirëmbajtësin e shkollës.

Ai ka informuar policinë se në brendi të shkollës ishte vjedhur busti i Abaz Ajetit dhe disa mjete pune të shkollës. Është njoftuar prokurori shtetëror i cili urdhëron që rasti të hetohet tha Hashani./rajonipress/