Eko Higjiena

Hajdini: Punëtorët mbetën rrugëve, u pasuruan firmat e politikanët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ukshin Hajdini është njëri nga ish punëtorët e “Moravës së Binqës” në Gjilan. Thotë se punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore mbetën në rrugë sepse privatizimi u bë paushallë dhe synim të vetëm kishte pasurimin e firmave dhe të politikanëve. Sipas tij kur është shitur një pjesë e kësaj ndërmarrje aty ka pasur shumë hajni.

Ukshin Hajdini ishte njëri nga protestuesit që kërkuan nga AKP-ja t`ua lajë borxhin dhe t`ua paguaj pagat e mbetura. Pavarësisht se protestat e arritën efektin Ukshin Hajdini nuk është i kënaqur sepse siç thotë ai privatizimi dikë e pasuroj shumë kurse dikë e varfëroi deri në fund.

“Ne ka mbi 13 vite që jemi rrugëve, pa ndihma materiale e financiare. Është rëndë për një prind që të shëtis tërë ditën rrugëve e mos të ketë mundësi që të punojë për familjen e tij. Kjo po ndodhë sepse shteti ynë nuk mendoj fare për ne” shprehet Hajdini.

RCCOLA

Hajdini thotë se formimi i një komisioni hetimor parlamentar do të zbulonte shumë afera në procesin e privatizimit dhe në vet “Moravën e Binqës”.”Ky komision do të hetonte të gjitha dëshmitë dhe ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë prova e dëshmi” thotë ai.

Sipas Hajdinit një segment tjetër që e ka topitur trurin e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve shoqërore padyshim është edhe Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës e cila me vite ua shkel të drejtat punëtorëve.”Qindra lëndë janë të pakryera në këtë Gjykatë dhe ata fare nuk brengosen pse ne jemi në kushte të mjerueshme” shprehet ai./rajonipress/