Mobi Casa

Hajdari: Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht që të japim shërbime shëndetësore, cilësore dhe efikase

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arbenita Hajdari është ushtruese e detyrës së drejtorit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan. Ajo gëzon një autoritet të jashtëzakonshëm brenda kolektivit derisa thotë se është e përkushtuar dhe e angazhuar që në çdo kohë e rrethanë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve.

Arbenita Hajdari ka një përvojë të gjatë në fushën e mjekësisë familjare, ku edhe ka specializuar në vitin 2004 në Prishtinë.

Që nga viti 2000 punon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan dhe tani së fundit është caktuar edhe ushtruese e detyrës së drejtorit në këtë institucion të rëndësishëm shëndetësor.

Arbenita Hajdari nga data 19.08.2020 u zgjodh ushtruese e detyrës së drejtorit në QKMF në Gjilan, detyrë për të cilën thotë se e ka pranuar me shumë përgjegjësi.

GRANDEMALL

“Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht që të japim shërbime shëndetësore, cilësore dhe efikase në çdo kohë e rrethanë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim” tha handari për rajonipress.

Ajo thotë se qysh në fillim të pandemisë kanë qen të angazhuar me shërbime shëndetësore për pacientët me Covid19 pozitiv duke e monitoruar ekipën e cila përkujdeset për ta. “Gjithashtu kemi organizuar matjen e temperaturës tek nxënësit në testin e maturës dhe institucionet parashkollore. Ekipa jonë ka bërë matjen e temperaturës tek fëmijët dhe njëkohësisht i ka trajnuar në matjen e temperaturës” ka shtuar Hajdari.

Hajdari shton se së bashku me drejtorinë e arsimit të komunës së Gjilanit janë duke i bërë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor, ku gjithashtu nga ekipet e tyre do të bëhet matja e temperaturës të nxënësve në shkolla. “Vazhdojmë bashkëpunimin me organet komunale, spitalin regjional dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe shpresojmë në sa më pak raste të reja të virusit Covid 19! Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht të japim shërbime shëndetësore cilësore dhe efikase në çdo kohe e rrethanë për të gjithë qytetarët tanë” shtoi Hajdari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.