ARKATANA

Hahn: Serbia nuk ka kusht vetëm marrëveshjen me Kosovën për t’u futur në BE

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn është pyetur së fundi për mundësinë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, deri në vitin 2025.

Me këtë rast Hahn është përgjigjur se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet anëtar i ri nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.

“Për Serbinë, kjo do të thotë që duhet të plotësojë zbatimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën. Por, më lejoni të vetëdeklarojë një gjë më shumë. Duket se shumë njerëz, duke përfshirë politikanë, kanë përshtypjen se një zgjidhje në lidhje me Kosovën është parakushti i vetëm, por ky nuk është. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbeten thelbi i procesit të zgjerimit”, ka thënë Hahn, transmeton Indeksonline.

Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk është parakushti i vetëm në rrugën e Serbisë drejt BE-së, pasi sipas tij BE-ja duhet të jetë e fortë dhe më e ashpër para se të zgjerohet.

FITORJA

Hahn madje nuk i është përgjigjur pyetjes se kur pret marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Madje ai nuk ka komentuar as çështjen e ndryshimit të mundshëm kufitar, duke thënë se BE nuk spekulon mbi elementet e mundshme të marrëveshjes përfundimtare.

Megjithatë, ai ka theksuar se BE mbështet plotësisht dialogun midis dy vendeve dhe se marrëveshja përfundimtare nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste në përputhje me ligjin ndërkombëtarë të BE-së.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e përshtatur dhe jo për të krijuar ndonjë precedent, por për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së”,ka përfunduar Hahn./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.