FITORJA

Hafir Shala qe 15 vjet i zhdukur, i dyshuari Slavisha F., ende aktiv

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë, Drenas – Shaban Nezirit kurrë nuk i hiqen nga koka disa gjëma burri. Beson se kishin dalë nga shpirti i doktorit Hafir Shala gjatë torturave. Ai ishte kidnapuar nga sigurimi shtetëror serb më 10 prill 1998.

Aktivisti Shala ishte në një veturë së bashku me Hetem Sinanin dhe Shaban Nezirin. Të tre ishin arrestuar në Sllatinë. Sinani e Neziri ishin liruar pas gjashtë orësh, ndërsa Shala jo. Sot e asaj dite nuk dihet gjë për të.

“Gjithë kohës dëgjohej britma e tij. Britmë e torturës, e vuajtjeve”, tregon Neziri (në foto) momentin kur ishte liruar nga hetuesia. “Gjëmonte rëndë”, thotë ai.

Mobi Casa

Një muaj para kidnapimit të mjekut nga Krajkova, kishte ndodhur masakra në familjen Jashari në Prekaz. Disa ditë para kësaj masakre kishte ndodhur ajo në Qirez dhe Likoshan. Drenica po hynte në luftë. Forca të mëdha të policisë kishin shtrirë represionin gjithandej. Në kohën kur në zonat e Drenicës duheshin barna, Hafir Shala e Shaban Neziri po bënin përpjekje për furnizim.

Një ditë më herët Shaban Neziri kishte bërë gati veturën dhe dokumentet. Barnat që do t’u dedikoheshin zonave të luftës, do të dërgoheshin atje në emër të shoqatës “Nëna Tereze”. Herët ishin nisur nga Drenasi. Arave e katundeve kishin ardhur pa ndonjë problem deri në Sllatinë. Aty ishin ndalur nga policia serbe e trafikut. Afër veturës “101” ishte edhe një xhip i zi me targa të Prishtinës, “Opel Frontera”. Në të do të futej doktor Hafiri.

Personi që kishte marrë Hafir Shalën dyshohet se kishte qenë Slavisha F., nga Prishtina. Ai ishte punonjës i sigurimit shtetëror serb. Është aktiv ende në Luginën e Preshevës. Ai është akuzuar nga “Grupi i Gjilanit”, të akuzuar për krime lufte se ky person që kishte kidnapuar edhe shqiptarë të tjerë i kishte rrahur rëndë ata.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.