KKVITI

Hadergjonaj nuk shkon te Napoli, mbetet në Young Boys

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj me gjasë nuk do të transferohet në Serie A. Skuadra lidere e Serie A, Napoli ditë më parë kishte bërë ofertë prej tre milionë eurove, mirëpo si duket ajo ofertë është refuzuar nga Young Boys.

Mediat zvicerane kanë shkruar se klubi verdh e zi ka vendosur që ta mbajë Hadergjonajn së paku deri në verë.

Florenti është njëri ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në Zvicër dhe kështu ka zgjuar interesimin e Napolit dhe disa skuadrave tjera nga Gjermannia e Anglia.

RCCOLA

Por duket se Young Boys dëshiron qëndrimin e tij që ta largojë pas kampionatit evropian me një çmim më të lartë.

Aktualisht Hadergjonaj është pjesë e Zvicrës U21, por mediat në Zvicër kanë shkruar se ai është kandidat për të shkuar në kampionatin evropian me përfaqësuesen helvetike. /Telegrafi/