UBT

Hadërgjonaj favorite për ministre të Financave

/ 1 minutë lexim

Tre emra, kandidatë për MZHE nga AKR-ja. Gazeta Kosova Sot shkruan se dy ministri janë drejt ndryshimeve të udhëheqjes, ajo e Zhvillimit Ekonomik dha ajo e Financave. “Për drejtimin e MEF-it janë dy kandidatë: Besim Beqaj si dhe Safete Hadërgjonaj. Lobime ka për të dy emrat, por mundësitë për zgjedhje i ka deri më tani Safete Hadërgjonaj”, ka thënë burimi i gazetës.

Hadërgjonaj aktualisht menaxhon me financat e partisë në të cilën bën pjesë, PDK-së si dhe është kryetare e degës në Deçan.

Hidromorava

Ministria e Financave ka mbetur pa drejtuesin e saj pasi ish ministri Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje.

Ai ka konkurruar për guvernator të Bankës Qendrore megjithëse ai vazhdon të jetë anëtar partie dhe kjo nuk është e lejuar me ligj për një guvernator./Indeksonline/