GRANDEMALL

“Grupi i Mitrovicës” akuzohet për pastrim parash

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Përfitimet materiale gjatë një dekade nga tregtia e karburanteve, e cila për Prokurorinë është kriminale, e kanë bërë Mentor Beqirin njërin prej njerëzve më të pasur në Kosovë.

Prokurori i EULEX-it, Olivier Beauvallet, dyshon se milionat e përfituar nga veprimtaria kriminale e Beqirit kanë nisur të investohet në ndërtimin e banesave në Mitrovicë e Fushë-Kosovë. Madje, sipas tij, ndërtimi po kryhet nga një kompani e paregjistruar.

Mentor Beqiri (1979) bashkë me Albert Beqirin, Jahë Osmanin, Halil Hasanin, Vesat Imerin dhe Enver Tahirin janë duke u hetuar nga ky prokuror për kontrabandë të mallrave, shmangie nga tatimi, shmangie mashtruese nga taksat e importit dhe akcizës krim të organizuar dhe pastrim parash, shkruan sot Koha Ditore.

FIDANISHTJA

“Dimensionet e biznesit kriminal të udhëhequr nga Mentor Beqiri duket të jenë të mëdha. Prova e marrë nga regjistrimi dhe përgjimi i telekomunikimeve të tij ka zbuluar se Mentor Beqiri është gjithashtu i përfshirë në veprimtari lidhur me ndërtimin dhe shitjen e pronës së paluajtshme në emër të kompanisë ‘Project Energineering’, firmë kjo e paregjistruar… në Fushë-Kosovë dhe dy të tjera në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka përshkruar prokurori veprimtarinë e tij. “Kjo veprimtari ka mundur të jetë kanal përmes të cilit janë pastruar përfitimet e ardhura nga shitja e karburantit të kontrabanduar”.

Mirëpo, Beqiri i ka mohuar këto. Gjatë intervistës që ka dhënë të martën në orët e vona të martën në kampin “Alfa Bravo” në Fushë-Kosovë ka thënë se të dyshuarit e tjerë janë punëtorë të tij të regjistruar. Ai ka thënë se të gjitha pagesat i kryen nëpërmjet llogarive bankare, derisa për ndërtimin e banesave ka ortakëri me biznesmen nga Kuvajti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.