UBT

Grupi i Grave zgjedh Teuta Suliqin për kryesuese të këtij asociacioni

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Grupi i Grave të Gjilanit, i thirrur nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, ka mbajtur të mërkurën një takim, ku ka zgjedhur Teuta Suliqin për kryesuese të këtij asociacioni, ndërsa Arbëresha Kryeziun për zëvendëskryesuese, të dyja këto këshilltare komunale nga radhët e LDK e LVV.

Në takim ka marrë pjesë edhe nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka premtuar mbështetjen e tij dhe të Komunës për Grupin e Grave, që përpiqet për afirmimin e barazisë gjinore në politikë bërje dhe vendimmarrje.

Ndërkaq, Kurteshi-Emini ka thënë se Grupi i Grave të Gjilanit, është asociacion i hapur për forumet e grave dhe shoqërinë civile, të cilët janë të gatshëm të japin kontributin tyre në baza vullnetare sa i përket barazisë gjinore.

Përndryshe, Grupi i Grave të Gjilanit është themeluar disa vite më herët dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kriterit gjinor në trupat politike dhe vendimmarrëse, duke e ngritur vazhdimisht nivelin e përfaqësimit të femrës.

UBT

Disa nga aktivitet e Grupit të Grave, në të kaluarën, janë edhe lobimi për drejtat e femrës në trashëgimi, kujdes shëndetësor, parandalimin e dhunës ndaj gruas, të drejtat e fëmijëve dhe të tjera.

Grupi i Grave të Gjilanit e konsideron vlerë njerëzore barazinë gjinore në një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar.

Objektiva të Grupit Joformal të Grave, janë fuqizimi i rolit të gruas në vendimmarrje, në sferën publike dhe politike, monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me përparimin e pozitës së gruas në shoqëri, promovimi i mundësive të barabarta dhe të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.