ARKATANA

Grupi i Grave ua përkujton pushtetarëve ligjin për barazi gjinore

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në katër vjetorin e themelimit të Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit, Jehona Hyseni kryetare e këtij grupi e ka përkujtuar dhe i ka bërë thirrje të parit të komunës , kryetarit Qemajl Mustafa, kryesuesit të Kuvendit dhe të gjitha partive politike që të kenë parasysh Ligjin për Barazi Gjinore, Statutin e Komunës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit në katër vjetorin e themelimit të saj ka bërë një syzhe të puëns dhe aktiviteteve të saja. Në këtë përvjetor ato më shumë janë marrë me defektet që lidhen me kyqjne e gruas në jetën institucionale.

Jehona Hyseni kryetare tha se Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit është themeluar me 06 Mars 2009 duke marrë shembull Grupin e Grave Deputete të Parlamentit të Kosovës.

Hyseni tha se grupi është i përbërë nga këshilltaret e kuvendit komunal, përfaqësueset e minoriteteve dhe ka bashkëpunim të ngushtë me zyrën për barazi gjinore. Po ashtu bashkëpunon edhe me deputetet e parlamentit të Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, OJQ-të, Qendrën për Mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga dhuna.

Qëllimi i këtij grupi sipas Hysenit ka qenë që ta ndihmojë zyrtaren për barazi gjinore në monitorimin e zbatueshmëris së Ligjit për Barazi Gjinore në institucionet lokale.

“Në nivelin lokal, ne mendojmë se nuk zbatohet ashtu si duhet Ligji për Barazi Gjinore. Ne si grup i grave apo si grup i këshilltareve komunale (të gjitha së bashku që jemi 15), kemi reaguar disa herë në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Reagimet kanë dalë si reaksion i përbërjes së komiteteve të Kuvendit Komunal, përbërja e të cilave ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Qeverisje Lokale, Ligjin për Barazi Gjinore dhe Statutin e Komunës” tha Hyseni.

Hyseni tha se nga 9 komitete, përkatësisht nga 65 anëtarë, 47 prej tyre janë meshkuj ndërsa vetëm 18 femra janë të përfshira në këto komitete, e kur kjo shprehet në përqindje, del se 72.3% janë meshkuj ndërsa vetëm 27.69% janë femra.

United Hospital

Mirëpo kjo gjendje ka ndryshuar me reagimin tonë sepse në fillim të formimit të këtyre komiteteve kjo përqindje ka qenë vetëm 19.3% përfshirja grave

Hyseni tha se në tri komitete, nuk kishte asnjë femër të përfshirë, dy komitete obligative siç janë: Komiteti për Politikë dhe Financa që përbëhet nga 9 burra, Komiteti për komunitete 7 burra dhe Komiteti për Shëndetësi nga 7 burra.

“Një situatë e tillë e pa pëlqyeshme na ka nxitur që të reagojmë në një seancë të qershorit të vitit 2010, ku kemi insistuar që të fusim në rend të ditës një pikë të veçantë: Zbatimi i Ligjit për Barazi Gjinore ngase një gjendje e tillë u vlerësua si shkelje e normave ligjore dhe diskriminim gjinor” mendon Hyseni.

Sipas Hysenit gjendja është e njëjtë edhe në komitetet e drejtoritë e tjera .“Kemi 12 Drejtori, nga to vetëm një drejtori udhëhiqet nga 1 femër. Pastaj edhe punësimi i femrave nëpër drejtori është shumë i vogël.

Edhe Mimoza Shkodra tha se ia vlen të përmenden tri iniciativa shumë të rëndësishme nga GGKGJ për këta muajt e fundit.
“Iniciativa e parë ka të bëjë me inicimin e një projekt për hapjen e një zyre për fuqizimin ekonomik të gruas në Komunën e Gjilanit, i cili pritet të kalohet në projekt buxhetin për vitin 2014 në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku mendoj se jemi në rrugë të mbarë drejt finalizimit. Iniciativa e dytë ka të bëjë me pjesëmarrjen e GGKGJ me 6 anëtare në Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje që po harton një strategji së bashku me të gjitha institucionet e Komunës dhe po japin një kontribut të veçant në ketë mekanizëm për luftimin e kësaj dukurie. Gjithashtu jemi duke e bërë një marrëveshje me OJQ “Gratë në Biznes”, të cilat kanë ofruar një bashkëpunim shumë të mirë për mbajtjen e tryezave dhe ofrimin e njohurive për buxhetimin gjinor” tha Shkodra.

Drita Klaiqi zyrtare për barazi gjinore tha se nga projektet e realizuara kanë arritur sadopak këtë sensibilizojnë dhe informojnë për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Jehona Hyseni në fund e ka përkujtuar dhe i ka bërë thirrje të parit të komunës – kryetarit Qemajl Mustafa, kryesuesit të Kuvendit dhe të gjitha partive politike që të kenë parasysh Ligjin për Barazi Gjinore, Statutin e Komunës dhe Rregulloren e Kuvendit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.