Fundamenti

“Grupi i Gjilanit” ngre padi ndaj shtetit serb

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, i ashtuquajturi “Grupi i Gjilanit”, që u arrestuan në dhjetor të vitit 2008 kanë vendosur të padisin shtetin serb për shkak të mbajtjes në burg për pesë vjet rresht.

Nëntë shqiptarë u arrestuan dhe dënuan nën akuzën për krime lufte në zonën e Gjilanit, por gjykata në Beograd në një proces rigjkimi vendosi se ata ishin të pafajshëm dhe se nuk kishte dëshmi për të kundërtën.

Arrestimi tyre ka qenë njëri prej arrestimeve më spektakulare në Serbi për kohë të gjatë. Por, për lirimin e tyre u raportua pak në mediat serbe.

FIDANISHTJA

Disa prej tyre thonë se familjet u kanë vuajtur edhe për mbijetesë pasi kanë qenë kryefamiljarë dhe nuk ka pasur kush të punojë. Gjithsesi, humbja e tyre është më e madhe.

“Mua ato të holla nuk m’i kthejnë prapa vitet, prandaj kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund”, thotë Agush Memishi, ish i burgosur.
“Na kanë rrëmbyer dhe ne kemi ndenjtur në burg pa bërë asnjë faj”, thotë Ahmet Hasani, një tjetër ish i dënuar.
Gjykata për krime lufte në Beograd fillimisht i pati dënuar këta persona me 116 vjet burgim.

Ata ishin akuzuar për vrasje, përdhunime dhe keqtrajtime në territorin e Gjilanit dhe në një kamp të UÇK-së që thuhej se ekzistonte. /ina/Indeksonline/