Gratë e LDK – së dhurojnë gjak

Gjilan – Të shtunën Forumi i Gruas LDK në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të saj për 30 vjetorin e LDK dhuruan gjak dhe kontribuuan në moton “dhuro gjak- shpëto jetë”.
Falënderojmë qendrën e transfuzionit të gjakut që në këtë ditë vikendi pritën gratë e vullnetit të mirë dhe inkurajojmë të gjithë të tjerët që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë aktivitet.
Jeta e njerëzve është ndonjëherë e varur nga gjaku ynë dhe ne si gjithmonë do të jemi të gatshme edhe në të ardhmen.
Ju falënderoj nga zemra gra e burra për kontributin tuaj ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/