Gratë e Kamenicës të kënaqura me përkrahjen institucionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në organizimin e OSBE-së dhe grupit të grave në bashkëpunim me komunën e Kamenicës, të martën është mbajtur takim me grupin e grave të nacionalitetit serb të Kamenicës.

Zyrtarët e OSBE-së, si dhe ekipi i tyre komunal përkrahu përfaqësimin e grave të të gjitha nacionaliteteve.”Na vjen mirë që në komunën tuaj zgjedhën gratë përfaqësuese të bashkësive lokale. Sot jemi tubuar këtu, në këtë takim që t’ju tregojmë se gratë e bashkësive lokale kanë të drejt në nivelin lokal dhe qendror” ka thënë Teuta Kastrati.

Kastrati, përfaqësuese e grupit të grave, informoi, përfaqësueset e grave të Kamenicës, rreth buxhetit të tyre i cili kap një vlerë prej 25 mijë euro, ky grup është i formuar qysh në vitin 2010.

Uji Dea

Kryetare e grupit është Besa Krasniqi, gjithashtu kemi përkrahje të madhe nga kryetari i komunës. Ky grup i grave mjaft ka bërë për 6 muajt të punës së tij, dhe që besojmë se do të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen ka shtuar ajo.

Në takimin e sotëm të grupit të grave të Kamenicës, anëtare e Bordit të grupit të grave është zgjedhur Radmilla Antiq. Pati edhe propozime të cilat kishin të bënin me ndriçimin publik në lagjet të cilat nuk kanë ndriçim, rregullimi i stadiumit të fëmijëve dhe propozime tjera./rajonipress/