Fundamenti

Gratë e AAK-së zgjerojnë rrjetin e shtrirjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesia e Gruas së Aleancës në Gjilan ka zhvilluar një takim me nëndegën e AGK-së në rrugën Ramiz Cernica. Xhylije Hajdari ka thënë se gratë e AAK-së tashmë janë të pranishme kudo në lagje, e fshatra dhe po i japin përkrahje maksimale kandidatit të tyre për kryetar të Gjilanit Rexhep Kadriut.

Në këtë takim në të cilin morën pjesë kryetarja e AGK-së Ajtene Shahiqi, sekretarja organizative Xhylie Hajdari si dhe nënkryetarja e Degës Mevlyde Zejnullahu, është paraqitur strategjia e punës në bazë të së cilave gratë do të angazhohen drejt fitores në zgjedhjet e 3 nëntorit thuhet në një njoftim të degës së AAK-së.

Mobi Casa

Edhe gratë e kryesisë së nëndegës kanë premtuar angazhim të mëtutjeshëm dhe përkushtim edhe në shtimin e numrit të grave në Aleancë derisa Xhylije Hajdari ka thënë se gratë e AAK-së tashmë janë të pranishme kudo në lagje, e fshatra dhe po i japin përkrahje maksimale kandidatit të tyre për kryetar të Gjilanit Rexhep Kadriut./rajonipress/