Fundamenti

Gratë e AAK-së zgjerojnë rrjetin drejt fitores

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan të martën ka mbajtur takim me kryetaret e nëndegëve të AGK-së në selinë e AAK-së.

Gratë e Aleancës janë takuar për të diskutuar për strategjitë e reja për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 dhe për mënyrat që gratë do t`i qasen këtij procesi drejt fitores.

Uji Dea

Në të njëjtën kohë, gratë kanë diskutuar edhe për zgjerimin e rrjetit të tyre dhe themelimin e disa nëndegëve kohëve të fundit, duke folur kështu për një interesim të konsiderueshëm të grave për të pasur qasje në Aleancë.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë kryetarja e AGK-së në Gjilan Ajtene Shahiqi, nënkryetarja e AGK-së Drita Ismajli si dhe sekretarja organizative e AGK-së Xhylie Hajdari thuhet në një njoftim të AAK-së./rajonipress/