Fundamenti

Gratë e AAK-së shpalosin strategjinë e fitores edhe nëpër fshatra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca e Gruas në Gjilan, ka vazhduar takimet me nëndegë, duke vizituar kështu nëndegën e AGK-së në Malishevë. Gjatë këtij takimi janë shpalosur strategjitë që Aleanca e Gruas do t`i ndjekë gjatë procesit deri në fitore, duke u koordinuar kështu për rolet që gratë do të luajnë gjatë këtij procesi.

Kryetarja e AGK-së në Gjilan Ajtene Shahiqi, sekretarja organizative Xhylie Hajdari si dhe nënkryetarja e Degës së AAK-së Mevlyde Zejnullahu dhe anëtarja e kryesisë së Degës Sevdije Syla, të shtunën janë pritur nga gratë e nëndegës në Malishevë, ku kanë zhvilluar një takim në zyret e AAK-së atje.

UBT

Gjatë këtij takimi janë shpalosur strategjitë që Aleanca e Gruas do t`i ndjekë gjatë procesit deri në fitore, duke u koordinuar kështu për rolet që gratë do të luajnë gjatë këtij procesi.

Ky është takimi i dytë me radhë me nëndegët e AGK-së, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim kryesia e AGK-së të takojë edhe nëndegët e tjera thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/