UBT

Gratë e AAK-së pushtojnë skenën politike gjilanase

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan, ka themeluar edhe dy nëndegë të radhës, atë në lagjen “Elena Gjika I dhe II”. Me vota unanime është vendosur që kryetare e nëndegës së AAK-së në “Elena Gjika I” të zgjidhet Mevlyde Abazi, kurse për nëndegën në lagjen “Elena Gjika II”, kryetare është zgjedhur Suzana Krasniqi.

Në Kuvendin për themelimin e këtyre dy nëndegëve morën pjesë nënkryetarja e AAK-së në Gjilan Mevlyde Zejnullahu dhe sekretarja organizative e AGK-së njëherit koordinatore e kësaj pjese Xhylie Hajdari.

Ndërsa, me vota unanime është vendosur që kryetare e nëndegës së AAK-së në “Elena Gjika I” të zgjidhet Mevlyde Abazi, kurse për nëndegën në lagjen “Elena Gjika II”, kryetare është zgjedhur Suzana Krasniqi.

Mobi Casa

Gratë të cilat kanë themeluar kryesitë e këtyre nëndegëve, kanë falënderuar AGK-në e Gjilanit për angazhimin e tyre, ndërsa kanë premtuar se do të punojnë që bashkë të arrijnë të krijojnë kushte dhe vlerë për të gjitha gratë në Gjilan.

Xhylije Hajdari ka thënë se me këto aktivitete AGK po dëshmon se është në shërbim të tyre dhe të të drejtave e përkrahjes maksimale për gratë gjilanase./rajonipress/