Fundamenti

Grat e AAK-së vizitojnë kompaninë “Ask Food” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan, të premten kanë vizituar fabrikën “Ask Food” në Gjilan. Qëllimi i kësaj vizite ka të bëjë me angazhimin e grave në këtë fabrikë.

Gratë e Aleancës janë pritur nda drejtori i kësaj fabrike Barlet Namoni, i cili ka informuar ato mbi prezencën e grave, e cila tash ka arritur në 80%.

“Në fabrikë kemi të punësuara 150 gra të cilat punojnë me orar të plotë, ndërsa gjatë sezonit të verës ky numër rritet për shkak të kërkesave të mëdha”, ka thënë Namoni.

RCCOLA

Kryetarja e AGK-së në Gjilan Ajtene Shahiqi, ka falënderuar stafin e “Ask Food” për pritjen, ndërsa ka thënë se ndihet e kënaqur që prezenca e gruas në këtë fabrikë është dominuese.

Mirëpo, ajo çfarë i shqetëson udhëheqësit e këtij biznesi, është infrastruktura e keqe dhe mos-përkrahja nga ana institucionale. “Edhe pse është fabrikë që eksporton produktet 100% vendore në tetë shtete e që shpejtë pritet të bëjë eksport edhe në Angli, nuk merr asnjëherë përqindjen që i takon nga shteti, por paguan edhe taksat shtesë. Mirëpo, pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, kjo fabrikë furnizohet nga Krusha, Mogilla, Kaçaniku dhe Kamenica dhe arrin të jetë furnizuese e mirë me produkte vendore, produkte këto që përpunohen nga pothuajse të gjitha gra” ka thënë Namoni.

Në këtë vizitë, kanë marrë pjesë kryetarja e Aleancës së Gruas në Gjilan nënkryetarja e Degës së AAK-së Mevlyde Zejnullahu, kryetarja e Aleancës së Gruas në Gjilan Ajtene Shahiqi, sekretarja organizative e Aleancës së Gruas në Gjilan Xhylie Hajdari si dhe anëtarja e kryesisë së të rinjve të Aleancës Arbresha Hajdari./rajonipress/